Në këto kohë, kur realiteti që na rrethon nxiton përherë e më shumë, kur të gjithë për diku vrapojnë, le të mos harrojmë gjënë më të rëndësishme, shëndetin tonë.
Një faktor tejet themelor që ndikon në cilësinë e jetës sonë si dhe në ndjenjat tona është vendi ku pushojmë, ku kalojmë kohën me më të afërmit, ku shtrohemi bashkë për të ngrënë dhe shtrihemi për të fjetur. Çka u jep përparësi shtëpive prej druri është jeta në harmoni me natyrën. Falë një ndërtuesi natyror siç është druri, veprimet që i kryejmë përditë në shtëpi marrin një trajtë të re, ndërsa qetësia, shëndeti dhe harmonia shndërrohen në elemente të pandara të jetës sonë.