Budujemy na terenie całej Europy

Përse shtëpi prej druri

Në këto kohë, kur realiteti që na rrethon nxiton përherë e më shumë, kur të gjithë për diku vrapojnë, le të mos harrojmë gjënë më të rëndësishme, shëndetin tonë.
Një faktor tejet themelor që ndikon në cilësinë e jetës sonë si dhe në ndjenjat tona është vendi ku pushojmë, ku kalojmë kohën me më të afërmit, ku shtrohemi bashkë për të ngrënë dhe shtrihemi për të fjetur. Çka u jep përparësi shtëpive prej druri është jeta në harmoni me natyrën. Falë një ndërtuesi natyror siç është druri, veprimet që i kryejmë përditë në shtëpi marrin një trajtë të re, ndërsa qetësia, shëndeti dhe harmonia shndërrohen në elemente të pandara të jetës sonë.

Domy z Bali Comfy House

Jakie są korzyści domów z drewna?

Zdrowy Mikroklimat

Mikroklimë e shëndetshme

Shtëpia prej druri merr frymë vazhdimisht, në saje të të ashtuquajtrave mikropore të drurit. Përveç kësaj, vlera e drurit qëndron në lëshimin e vajrave erëmirë që i shërbejnë shëndetit, të cilat ndikojnë mjaft pozitivisht në ndjenjat dhe shëndetin e banorëve. Ekzistojnë studime që konfirmojnë se qëndrimi në shtëpi prej druri na qetëson sa edhe një shëtitje në pyll.

Ognioodporność

Zjarrduruese

Përpunimi i përshtatshëm i pllakave të drurit bën që flakët „të rrëshqasin” cka bën që druri të marrë zjarr me shumë vonesë. Përvec kësaj, studime të shumta kanë treguar se gjatë zjarrit kapaciteti i mbartjes nga konstruktet e drurit e tejkalon atë të konstrukteve betonarme apo të çelikut.

Niepowtarzalny Wygląd

Pamja e papërsëritshme

Shtëpitë prej lënde druri bashkojnë komfortin me bukurinë e natyrës. Sipas dëshirës, shtëpia Jote do të jetë e pashoqe, nuk do të ngjajë me asnjë shtëpi tjetër. Shtëpitë prej druri mund të lyhen me ngjyrë të zgjedhur sipas dëshirës nga një paletë e pasur ngjyrash.

Krótszy czas budowy

Ndërtimi brenda një kohe më të shkurtër

Të gjitha punimet që lidhen me ndërtimtarinë e drurit kryhen me anë të një teknologjie të thatë (me përjashtim të themeleve), prandaj edhe kohëzgjatja e ndërtimit është mjaft më e shkurtër se sa në rastin e ndërtimeve tradicionale. Një cilësi tjetër shtesë është mungesa e kufizimeve që lidhen me motin, veçanërisht në periudhën e dimrit. Ndërtimi mund të kryhet përgjatë gjithë vitit.

Ekologia

Ekologjia

Shtëpitë prej lënde druri janë më ekologjike krahasuar me ato të ndërtimtarisë tradicionale. Druri është një material, i cili jo vetëm që nuk prodhon dioksid karboni, CO2 por e përthith atë nga ajri. Një cilësi tjetër shtesë për ekologjinë është fakti se, me përjashtim të themeleve, ndërtimtaria e mbështetur në lëndën drusore, që do të thotë se nuk kërkon përdorimin e ujit.

Łączenie stylów

Bashkimi i stileve

Shtëpia prej druri është unike në formën e vet dhe bashkohet lehtësisht me elemente të ndryshme, të tilla si për shembull, guri, qelqi, metali, betoni, tulla, apo edhe muret klasike që mund të lyhen me ngjyra të përzgjedhuar. Të gjitha muret ndarëse mund të punohen lirisht, sipas dëshirës, sepse nuk është e detyruar të jenë prej lënde druri. Mjafton të kesh fantazi për të pasur zgjidhje të larmishme.